Andre Silva shumë afër kalimit te klubi spanjoll

Futboll

Andre Silva shumë afër kalimit te klubi spanjoll

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 09:36
Andre Silva

Pas zyrtarizimit të shitjes së Nikola Kalinicit tek Atletico Madrid, Milani po përgatitet të shesë një tjetër sulmues. Siç shkruan “AS”, portugezi Andrè Silva mund të shkojë te Sevilla.

Marrëveshja midis dy klubeve është arritur pothuajse, edhe pse ende është e paqartë nëse do të jetë një huazim vjetor, apo huazim me detyrim të riblerjes. Dallimi në mes të ofertës dhe kërkesës mbetet për t’u diskutuar.

Në sezonin 2017-2018, ish-sulmuesi i Portos shënoi 10 gola në 40 ndeshje, por vetëm 2 në Seria A. Portugezi, megjithatë, ka treguar përparim gjatë turneut amerikan, duke shënuar golin e fitores ndaj Barcelonës.

Me sa duket, klubi kuqezi nuk e konsideron të mjaftueshëm produktin e këtij sulmuesi, që ta mbajë përsëri këtë sezon, aq më tepër që ka mbërritur Gonzalo Higuain. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat