Vieria paralajmëron Balotellin

Futboll

Vieria paralajmëron Balotellin

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 06:51
Mario Balotelli

Trajneri i Nices, Patrick Vieira, ja ka tërhequr vërejtjen Mario Balotellit që të mos bëjë gjeste josportive.

Balotelli duket se do të qëndrojë te Nice për një tjetër sezon, përkundër faktit se ishte lidhur me rikthim në Itali.

Vieira e bëri të qartë se ai nuk do të pajtohet me asnjë veprim të papranueshëm të lojtarëve të tij.

“Nëse Mario qëndron, atëherë ai duhet që të adaptohet me situatën dhe të respektojë rregullohet, por ky nuk është problemi im”, u shpreh Vieira.

Sulmuesit 27 vjeçar i skadon kontrata verën e ardhshme.

Ai ka pa një klauzolë prej 10 milionë eurosh, por atë nuk e aktivizoi asnjë klub.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat