Mbledhja para ndeshjes së Superkupës

Futboll

Mbledhja para ndeshjes së Superkupës

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 18:46
Mbledhja para ndeshjes së Superkupës

 

Ndeshja e Superkupës ndërmjet Dritës dhe Prishtinës zhvillohet të hënën më 13 gusht nga ora 20:00 në stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri”.

Ndërkohë sot u mbajt mbledhja e sigurisë ndërmjet zyrtarëve të FFK-s, Policisë, dy klubeve dhe sigurimeve private të ndeshjes. U ndanë detyrat për këtë ndeshje që e ka epitetin e organizimit sikurse ato ndërkombëtare nën mbikëqyrjen e UEFA-s.

Përndryshe policia e ka vlerësuar si ndeshje të rrezikut të mesëm të rrepta të njësive speciale që do të kontrolloj shikuesit para ndeshjes duke mos lejuar asnjë gjë të palejueshme. Dyert e stadiumit do të hapen dy orë para ndeshjes dhe dy tribunat prapa portave janë të ndara për dy grupet e organizuara të tifozerisë (jugu për Plisat – veriu për Intelektualët).

Prishtina do të mbaj treningun para ndeshjes të dielën nga ora 20:15, ndërsa Drita nga ora 19:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat