Neymar herët apo vonë do të kalojë në Madrid

Futboll

Neymar herët apo vonë do të kalojë në Madrid

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 18:43
Rivaldo

Ish-reprezentuesi i kombëtares braziliane ka dhënë mendimin e tij rreth së ardhmes së Neymar.

Legjenda braziliane, Rivaldo, ka folur për të ardhmen e yllit aktual të “Seleçaos” dhe PSG, Neymar dhe një transferimi të mundshëm të tij drejt Real Madridit.    

Sipas Rivaldos, Neymar herët apo vonë do të kalojë në Madrid, duke mos përjashtuar edhe një lëvizje të shpejt te “Los Blancos”.

“Nga ajo që di dhe komentet që dëgjoj, më bën të mendoj se herët a vonë, do të përfundojë te Real Madrid”, ka thënë Rivaldo.

“Ka gjasa që ai të qëndrojë në Francë për të paktën një vit, por me një treg kaq të çmendur unë nuk e di se çfarë do të ndodhë të nesërmen”, ka theksuar ai.

Neymar është transferuar një vit më parë nga Barcelona te PSG për shumën rekorde prej 222 milionë eurosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat