Sot është tërhequr shorti për skuadrën në cilësi të vendases për ndeshjen e Superkupës, ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, që do të luhet, të hënën, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 20:00. Kjo do të jetë ndeshja e parë e cila do të luhet në stadiumin tërësisht të rinovuar, prandaj edhe interesimi i dashamirëve të futbollit pritet të jetë i madh. Biletat për këtë ndeshje do të dalin në shitje nesër, derisa çmimet janë si vijon:
Veri – Jug – 2 euro
Lindje – 3 euro
Perëndim – 5 euro
Perëndim A1 – 10 euro