Sulmuesi i Arsenalit transferohet te West Hami

Futboll

Sulmuesi i Arsenalit transferohet te West Hami

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 12:21
Lucas Perez

Klubi londinez ka njoftuar për blerjen më të re në skuadër. Lucas Perez i bashkohet West Ham United nga rivali i qytetit Arsenal.

Ky lajm u bë i ditur nga faqja zyrtare e West Ham e cila njoftoi se spanjolli ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare me “Çekanët”.

“Jam shumë i lumtur që iu bashkova West Hamit”, ka thënë Perez gjatë prezantimit.

“Ky klub më dha mundësinë të vazhdoja të luaja në Premier Ligë dhe unë besoj në projektin e klubit për të arritur rezultate të mëdha këtë sezon”, ka theksuar ai.

Perez ishte transferuar te Arsenali në vitin 2016, por asnjëherë nuk bindi me paraqitjet e tij, kurse sezonin e shkuar luajti në huazim te Deportivo La Coruna në La Liga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat