Kovaçiq pas kalimit te Chelsea: Jam i lumtur që erdha këtu

Futboll

Kovaçiq pas kalimit te Chelsea: Jam i lumtur që erdha këtu

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 12:09
Mateo Kovaçiq

Mesfushori kroat kishte insistuar të largohej nga Real Madridi gjatë këtij afati kalimtar.

Mateo Kovaçiqit iu plotësua dëshira nga ana e Realit, pasi kërkonte të largohej me çdo kusht nga Santiago Bernabeu, në një skuadër ku do të kishte më shumë hapësira për lojë.

Kësisoj 24-vjeçari u huazua për një vit te Chelsea në Premier Ligë dhe vetë futbollisti ka treguar se është i lumtur për aventurën e re që do ta nisë në Angli.

“Jam i emocionuar dhe njëkohësisht i gëzuar që erdha tek Chelsea. Është një ndjenjë fantastike”, ka thënë Kovaçiq.

“Do të jap më të mirën për këtë klub. Është një kampionat i ri për mua dhe fillimi asnjëherë nuk është i lehtë, por unë jam i bindur se trajneri dhe bashkëlojtarët e ri do të më ndihmojnë të adaptohem sa më shepjtë”, ka theksuar ai.

Kujtojmë se Kovaçiq është i huazuar për një vit te “Blutë”, por këta të fundit nuk e kanë të drejtën ta blejnë në fund të stinorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat