Ylli i Premierligës dëshiron të kalojë te Unitedi në ditën e fundit të transferimeve

Futboll

Ylli i Premierligës dëshiron të kalojë te Unitedi në ditën e fundit të transferimeve

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 09:11
Harry Maguire

Lajme të mira për Jose Mourinhon në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Mbrojtësi i Leicester Cityt, Harry Maguire, ka shprehur dëshirën që të kalojë te Manchester United.

“Sky Sports” raporton se mbrojtësi i Kombëtares së Anglisë ende shpreson që Manchester United do të tentojë të arrijë marrëveshje me Leicester Cityn për kalimin e tij në ‘Old Trafford’.

Manchester United sot ka ditën e fundit për të tentuar në finalizimin e kësaj marrëveshje, pasi në Premierligë në orën 18:00 mbyllet tregu i transferimeve.

Leicester City deri më tani ka hedhur poshtë dy oferta për Maguire, duke thënë se mbrojtësi nuk është në shitje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat