Balotelli: Momenti më i bukur? Ngritja e atyre tre kupave

Futboll

Balotelli: Momenti më i bukur? Ngritja e atyre tre kupave

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 09:06
Mario Balotelli

Marrëdhënia me tifozerinë ultras nuk ka qenë kurrë e mirë dhe nuk është rregulluar kurrë, por nuk mund të mohohet se Mario Balotelli ka patur një ndikim të madh tek Interi i “tripletës”.

Duke iu përgjigjur një tifozi në Instagram, sulmuesi italian ka kujtuar momentin e tij më të bukur me zikaltrit: “Cili ka qenë më i bukuri? Sigurisht kur kam ngritur tre kupat”.

Më tre sezonet e kaluara me skuadrën e parë të zikaltërve, Balotelli ka koleksionuar 86 ndeshje dhe 26 gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat