Navas me reagim interesant pas transferimit të Courtois te Real Madrid

Futboll

Navas me reagim interesant pas transferimit të Courtois te Real Madrid

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 08:27
Keylor Navas

Portieri që ndihmoi Real Madridin në fitimin e tre titujve të Ligës së Kampionëve në tre vitet e fundit, është i vendosur për të qëndruar në ‘Santiago Bernabeu’, pavarësisht transferimit të Thibaut Courtois.

Ylli belg la Chelsea për të nënshkruar kontratë gjashtë vjeçare me Real Madrid.

Pavarësisht rrezikimit të padiskutueshëm të pozitës së titullarit, Navas nuk e ka në plane të largohet nga ‘Los Blancos’.

“Natyrisht, dhe e them këtë me bindje, se kam dëshirën e njëjtë për t’u larguar sikurse dëshirën për të vdekur”, është përgjigjur Navas, për të qenë i qartë se të ardhmen e tij e sheh në fanellën e Real Madrid.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat