Dështon rikthimi i Pirlos tek Kombëtarja e Italisë

Futboll

Dështon rikthimi i Pirlos tek Kombëtarja e Italisë

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 08:00
Andrea Pirlo

Andrea Pirlo nuk do të jetë zëvendësi i trajnerit të përfaqësueses së Italisë, Roberto Mancini, sikundër ishte parashikuar në planet e ish-kampionit të botës dhe të FIGC. 

Lajmin e ka njoftuar agjencia e lajmeve ANSA. Transaksioni dështon për shkak të angazhimeve të Pirlos me SKY, për të cilën do të jetë opinionist i Champions League, por edhe për shkak të sponsorëve personal. Vendin e tij në stafin e azzurrëve do ta zërë Angelo Gregucci, historikisht zëvendësi i Mancinit.

Më 25 korrikun e kaluar, komisari i jashtëzakonshëm, Roberto Fabbricini, kishte deklaruar se do të rezervohej në vlerësimin e kompatibilitetit të roleve të ndryshëm të Pirlos. 

Në të njëjtën ditë, Mancini kishte deklaruar konfirmimin e tij për atë operacion që tani është anulluar për shkak të çështjeve të leverdisshmërisë. Kështu, rifutet në skenë Gregucci, që nuk dukej gjëkundi në kuadrin e mëparshëm të organikës së përfaqësueses së Italisë, aty ku ishte shënuar emri i Pirlo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat