Eriksen në listën përfundimtare të Realit

Futboll

Eriksen në listën përfundimtare të Realit

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 07:51
Christian Eriksen

Real Madrid e ka bërë Christian Eriksen-in top prioritet në rast se iu ikë Luka Modriq në drejtim të Interit, sipas The Mirror.

Ata po përballen me një luftë të ashpër që t’i mbajnë shërbimet e 32 vjeçarit kroat i cili e fitoi Topin e Artë në edicionin e fundit të Kupës së Botës.

Presidenti i madrilenëve, Florentino Perez, ka thënë se nuk do ta lejojë largimin e Modriqit për më pak se 750 milionë euro  – aq sa parasheh klauzola e tij.

Megjithatë, ai nuk i ka lënë asgjë rastit, duke e shënjestruar përfaqësuesin e Danimarkës nëse ndodh largimi i mesfushorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat