Ceballos: Falë tyre nuk do të ndihet aspak mungesa e Ronaldo-s

Futboll

Ceballos: Falë tyre nuk do të ndihet aspak mungesa e Ronaldo-s

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 06:56
Dani Ceballos

Cristiano Ronaldo është një lojtar i Juventus tashmë, por duket se mungesa e tij nuk do të ndihet shumë te Real Madrid. Të paktën sipas Dani Ceballos.

“Po luajmë ndryshe tani, duke e përdorur topin në mënyra të tjera”, ka thënë mesfushori i madrilenëve.

“Po pozicionohemi ndryshe në fushë. Real Madrid shënon gola. Bale është i përqendruar, ashtu si Karim, Marco… mungesa e Cristiano-s nuk do të ndihet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat