Juve nuk e shet Ruganin

Futboll

Juve nuk e shet Ruganin

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 23:22
Daniele Rugani

Agjenti i Daniele Ruganit ka thënë se mbrojtësi nuk do të shitet nga Juventus, të cilët kanë “refuzuar të gjitha ofertat për të”

Rugani ishte lidhur me një kalim në Chelsea, tek ish mentori i tij në Empoli Maurizio Sarri, por mbrojtësi është mbajtur para Mattia Caldaras, i cili ju bashkua Milanit si pjesë e një marrëveshje që dërgoj Leonardo Bonuccin në Torino përsëri.

“Juventusi nuk ka asnjë dëshirë për ta shitur atë, madje edhe për çmimin me të lart, për më shumë askush në Itali nuk mund ti përshtatet çmimit të tij”, tha Davide Torchia për RMC Sport.

Megjithatë, lojtari asnjëherë nuk ka kërkuar largim. Vetëm kur ka ndonjë ofertë shumë të rëndësishme është normale që të dëgjojmë por Juventusi i ka refuzuar të gjitha këto oferta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat