Chelsea, çmenduri për një portier. Courtois, drejt Realit të Madridit

Futboll

Chelsea, çmenduri për një portier. Courtois, drejt Realit të Madridit

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 18:36
Kepa Arrizabalaga

Kepa Arrizabalaga është portieri më i ri i Chelseat.

“Blutë” e Londrës, që kanë humbur shërbimet e Courtois, i cili do të shkojë te Reali i Madridit, kanë pranuar të paguajnë klauzolën e kontratës së Kepas me Athletic Bilbaon prej 80 milionë eurosh, duke e bërë atë portierin më të shtrenjtë në botë, e duke lënë pas edhe brazilianin Alisson, për të cilin Liverpool i pagoi Romës 72.5 milionë euro.

Ai që konfirmoi pagesën e klauzolës së kontratës së Kepas ka qenë vet klubi i Bilbaos, nëpërmjet një komunikate për shtyp në faqen zyrtare të internetit.

Kepa, 24-vjeçar dhe pjesë e përfaqësueses spanjolle, do të nënshkruajë me “Blutë” e Londrës një kontratë 5-vjeçare. Kepa Arrizabalaga ka zhvilluar 50 ndeshje në La Liga me klubin bask, ndërsa vetëm një me Spanjën, por këto statistika i kanë mjaftuar që të shkruajë historinë e merkatos së futbollit në kampionatin anglez, Premier League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat