Shaqiri fenomenal kundër Torinos

Futboll

Shaqiri fenomenal kundër Torinos

Nga: Kemajl Goca Më: 8 gusht 2018 Në ora: 11:55
Shaqiri fenomenal kundër Torinos

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, ndryshe reprezentuesi i Zvicrës, po paraqitet në formë të lartë për klubin e tij të ri, Liverpooli. Në miqësoren e fundit para fillimit të Premier League këtë fundjavë, reprezentuesi zviceran u inkuadrua në lojë në minutën e 46-të dhe dha maksimumin. Shaqiri shkëlqeu me veprimet e tij kundër Torinos, ndeshje që e fitoi me 3:1 Liverpooli. Në minutën e 87-të, Shaqiri jashtë 16-shit, bëri një veprim maestral, harkoi në 16-sh dhe Daniel Sturridges i vetmuar dhe pa vështirësi shënoi me kokë për fitoren 3:1. Shaqiri dëshmoi edhe një herë se është më i gatshëm se kurrë për edicionin e ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat