Veseli dhe Gashi mburren me stadiumin “Fadil Vokrri”

Futboll

Veseli dhe Gashi mburren me stadiumin “Fadil Vokrri”

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 10:39
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli dhe ministri i Kulturës Kujtim Gashi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli dhe ministri i Kulturës Kujtim Gashi sot vizituan stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri.

Veseli tha se për herë të parë në Kosovë po ndërtohet një stadiumin me kushte të tilla ndërsa premtoi se nuk do jetë i fundit.

Sipas Veselit edhe stadiumi në Mitrovicë do të ndërtohet së shpejti.

Duke folur për emrin e legjendës së futbollit Fadil Vokrri, Veseli tha se stadiumi do të mbajë përjetë emrin e tij dhe se do të mbetet në kujtimin e të rinjve.

Ndërsa ministri i Kulturës Kujtim Gashi tha se  stadium me kushte të tilla nuk është parë ndonjëherë dhe se e mban emrin e personit adekuat i cili ka dhënë shumë për futbollin  dhe sportin në përgjithësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat