Lewandowski pranon të qëndrojë tek Bayern Munich

Futboll

Lewandowski pranon të qëndrojë tek Bayern Munich

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 10:21
Robert Lewandowski

Trajneri i Bayern Munich, Niko Kovaç u ka dhënë fund spekulimeve për Robert Lewandowskin duke konfirmuar se  sulmuesi polak kishte pranuar të mos largohej nga klubi.

“Robert e di se çfarë mendoj për atë”, deklaroi Kovac për gazetën “Sport Bild”

“Ai është botërisht një nga tre sulmuesit më të mirë në këtë pozicion’’, shtoi ai.

“Ne nuk do të lejojmë të largohesh. Kjo është ajo që i kam thënë, Robert ka pranuar”, deklaroi Kovac.

Lewandowski, 29 vjeç, thuhet se po priste me padurim të largohej, pavarësisht një kontrate me Bayern deri më 2021.

Ndërkohë, Kovaç përjashtoi një lëvizje për mesfushorin Ante Rebic të ish-klubit të tij Eintracht Frankfurt.

“Ante është një personalitet i fortë dhe një lojtar fantastik që ka  shkëlqyer këto dy vitet e fundit dhe në Kupën e Botës me Kroacinë”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat