Partizani ka bërë goditjen e radhës në merkato. Të kuqtë kryeqytetas kanë siguruar sulmuesin ganez, Emanuel Mensah. Partizani ka zyrtarizuar pasditen e të martës lojtarin, duke e prezantuar dhe para mediave.
Mensah, 24-vjeç ka nënshkruar një kontratë një vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon më pas. Sulmuesi ganez rikthehet në Kategorinë Superiore pas eksperiencës së mëparshme me ekipin e Laçit në sezonin 2016 – 2017.
Së fundmi Mensah ishte pjesë e kampionatit helen me ekipin AOK Kerkyra. Pas firmës mbi kontratë, Mensah ka pozuar me fanellën e kuqe dhe është vënë menjëherë në dispozicion të trajnerin Skënder Gega, për t’u stërvitur në kuadër të sezonit të ri.