Real Madrid tregohet skuadër më e fortë se Roma në ‘ICHC’

Futboll

Real Madrid tregohet skuadër më e fortë se Roma në ‘ICHC’

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 08:18
Real Madrid

Real Madrid ka shënuar fitoren e dytë në ‘International Champions Cup’.

‘Los Blancos kësaj here kanë mposhtur skuadrën e Romës, me rezultat 2:1.

Kampionët e Evropës patën fillim të mirë të ndeshjes, kur Asensio në minutën e 2’ realizoi për 1:0.

Në minutën e 15’, Real Madrid shënoi edhe golin e dytë përmes Gareth Bale.

Goli i fundit i kësaj ndeshje u shënua në fund të saj, dhe kishte autorësinë e skuadrës së Romës që shënoi me anë të Strootman në minutën e 83’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat