Chelsea ka gjetur pasardhësin e portierit belg

Futboll

Chelsea ka gjetur pasardhësin e portierit belg

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 19:35
Sarri

Chelsea ka gjetur pasardhësin e portierit belg Thibaut Courtois, gjithnjë e më pranë kalimit te Real Madrid.

Sipas asaj që bën të ditur “Marca”, “blutë” do t’i dhurojnë trajnerit Maurizio Sarri një portier spanjoll, por nuk bëhet fjalë për Pepe Reina, që do të qëndrojë te Milan.

Në fakt, londinezët kanë vënë duart mbi Kepa: Athletic Bilbao do të përfitojë plot 80 milionë euro.

Për numrin 1 bask është përgatitur një kontratë pesë-vjeçare me klubin e “Stamford Bridge”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat