Skandal me vizat

Futboll

Skandal me vizat

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 17:21
Kukësi

E paprecedentë, katër lojtarëve të Kukësit u refuzohet viza për të udhëtuar sot në mbrëmje me ekipin drejt Gjeorgjisë. “Panorama Sport” se portierit nga Kosova, Faton Maloku, shqiptarëve nga Maqedonia, Valon Ethemi dhe Edis Maliqi, si dhe sulmuesit nga Mozambiku Arturo Rexhinaldo, nuk u është dhënë vizë.

Edhe pse i gjithë dokumentacioni ka qenë në rregull, ambasada e Gjeorgjisë ka refuzuar vizat për katër lojtarë. Klubi i Kukësit ka njoftuar menjëherë UEFA-n, duke kërkuar anulimin e ndeshjes. Në orët e ardhshme pritet që qeveria e futbollit të ndërhyjë, në të kundërt do të ketë sanksione ndaj klubit organizator, në rastin konkret Torpedo Kutaisit. Nuk është hera e parë që Kukësi has të tilla probleme, pasi edhe në transfertën e fundit për Ligën e Kampioneve ndaj Karabak, portieri Maloku mbeti në Shqipëri, me arsyetimin absurd të palës azerbajxhanas se ky shtet nuk e njeh Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat