Maradona: Më vjen keq

Futboll

Maradona: Më vjen keq

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 15:27
Maradona: Më vjen keq

Në periudhë rehabilitimi pas një ndërhyrje të dyfishtë kirurgjikale te dhëmbët, Diego Armando Maradona u shpreh se ndidhet i fyer që media argjentinase nuk e ka vendosur mes kandidatëve të mundshëm për të drejtuar kombëtaren e vendit të tij, pas largimit të Jorge Sampaoli. Për momentin, kombëtarja drejtohet nga trajneri i përkohshëm Lionel Scaloni, që do të drejtojë Argjentinën në mirësoret e shtatorit.

“Më vjen keq që disa media të vendit tim nuk më kanë vendosur mes kandidatëve për të drejtuar kombëtaren e Argjentinës. Durim, ky është shtypi i vendit tim”, tha Maradona. Më tej, Maradona qetëson fansat e skuadrës së Dinamo Brest, ku së fundi është bërë president. “Kam një kontratë 3-vjeçare dhe Dinamo ka fjalën time të nderit. Ndërsa për kombëtaren e Argjentinës jap jetën”, tha Maradona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat