Futbollisti kroat është shumë afër kalimit te klubi londinez.
Mateo Kovaçiq duket se është një hap larg Chelseat. Kroati, i cili nuk ka gjetur shumë hapësira te Reali, kërkonte të largohej, dhe siç raporton Marca në Spanjë, janë “Blutë”, ata që e kanë bindur të transferohet në Londër.
Kovaçiq ia kishte bërë të qartë klubit madrilen ditën e djeshme, se nuk ishte i gatshëm të stërvitej më me Realin.
Situata u qartësua më pas, kur vetë klubi mbretëror, i komunikoi lojtarit se do të transferohej tek Chelsea në formën e huazimit, dhe se orët në vazhdim gjithçka do të bëhej zyrtare.
Kovaçiq është pjesë e Realit që nga viti 2015, ku u transferua nga Interi.