United refuzon ofertën e Barcelonës për Pogban

Futboll

United refuzon ofertën e Barcelonës për Pogban

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 14:27
Paul Pogba

“Djajtë e Kuq”, nuk janë bindur nga oferta e bërë nga klubi katalanas.

Paul Pogba është një çështje diskutimi te Manchester United.

Agjenti i lojtarit, Mino Raiola, kërkon me ngulm që klubi anglez të lejojë transferimit e tij te Barcelona, por “Djajtë e Kuq” po rezistojnë.

Mësohet se United ka refuzuar ofertën e parë të “blaugranave”, prej 44 milionë funtesh, plus kartonin e Yerry Minas dhe Andre Gomesit.

Te Manchesteri, kur kanë mbetur vetëm dy ditë nga mbyllja e afatit kalimtar për blerje, Pogba-në e konsiderojnë të pashitshëm.

Mino Raiola, në fakt, por bën presion të madh që klienti i tij të largohet nga “Old Trafford”, por qëndrimet e tij të fundit po i interpretojnë si tentativa për t’i rritur pagën futbollistit deri në 500.000 funte në javë, duke barazuar atë të Alexis Sanchez, që për momentin lojtari më i paguar në skuadër. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat