Courtois refuzon të stërvitet me Chelsean, kërkon transferimin te Reali

Futboll

Courtois refuzon të stërvitet me Chelsean, kërkon transferimin te Reali

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 12:14
Portieri belg këmbëngul për t’u kthyer në Madrid. Thibaut Courtois

Portieri belg këmbëngul për t’u kthyer në Madrid. Thibaut Courtois nuk kthehet në stërvitje me Chelsean pasi dëshiron me çdo kusht transferimin te Real Madridi.

Portieri belg përfundoi periudhën e pushimeve dhe të hënën ishte i detyruar të kryente seancën e parë stërvitore të këtij sezoni nën urdhrat e trajnerit të ri Maurizio Sarri për t’u përgatitur për javën e parë të Premier Ligës që do të zhvillohet fundjavën e ardhshme. 

Kundër dëshirës së lojtarit të cilit i skadon kontrata me Blutë pas një viti, Chelsea nuk mund të bëjë asgjë dhe duhet të gjejë një zgjidhje sa më të shpejtë. 

Për të zëvendësuar belgun, klubi londinez është i gatshëm të pagaujë klauzolën e lirimit të Jan Oblak nga Atletico Madridi që kap shifrën e 80 milionë eurove ose në rast se nuk arrin te slloveni do të hidhet në sulm për numrin një të Athletic Bilbaos Kepa Arrizabalaga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat