Interi arrin marrëveshje për transferimin e Keita Balde

Futboll

Interi arrin marrëveshje për transferimin e Keita Balde

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 12:02
Keita Balde

Zikaltërit vazhdojnë të jenë shumë aktiv në afatin kalimtar veror.Interi nuk ka të ndalur këtë verë.

Derisa të gjithë presin lajme rreth së ardhmes së Luka Modriq i cili kërkohet me ngulm nga zikaltërit, drejtuesit kanë bërë një marrëveshje tjetër të rëndësishme.

Bëhet fjalë për yllin e Monacos, Keita Balde. Për reprezentuesin nga Bregu i Fildishtë po punohet prej javësh, ndërsa këtë të hënë palët duket se kanë arritur marrëveshjen për kalimin e futbollistit tek Interi në formë huazimi me të drejtë blerjeje për 30 milionë euro.

23-vjeçari një vit më parë u transferua në Principatë nga Lazio për 30 milionë euro plus dy të tjerë bonuse.

Bisedimet mes Interit dhe Monacos kanë avancuar shumë. Fillimisht ishte menduar ideja e një shkëmbimi huazimesh me Candrevan ose Joao Marion, por drejtuesit zikaltër më pas menduan të mos përfshinin asnjë futbollist tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat