Petkoviç flet për Behramin, tregon se i kujt është vendimi!

Futboll

Petkoviç flet për Behramin, tregon se i kujt është vendimi!

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 11:48
Petkoviç flet për Behramin!

Përzgjedhësi i kombëtares së Zvicrës Vladimir Petkoviç, tha se vendimi i tij për largimin nga kombëtarja e futbollistit Valon Behramit, nuk është politik. “Kam menduar për këtë (largimin e disa lojtarëve),  i kam kontaktuar disa prej tyre, por nuk e kam marrë ende vendimin përfundimtar”, kështu ka thënë Petkoviq, sipas gazetës zvicerane “Blick”. “Është vendim vetëm i imi dhe është i bazuar vetëm në kriterin sportiv. Nuk ka asgjë të bëjë me politikën”, ka thënë Petkoviç.

Mirëpo, në një prononcim për RSI Sport të hënën, Valon Behrami ka thënë se ky është një veprim politik. “Kam menduar se është thjesht një telefonatë kortezie, por ishte një telefonatë or të më treguar derën nga ana e trajnerit. Kjo telefonatë vjen një muaj pas botërorit, pas një muaji ku ka pasur shumë zhvillime dhe spekulime rreth angazhimit tonë dhe rreth asaj që unë kam dashur dhe dua ti jap kombëtares se Zvicrës”, ka pohuar Behrami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat