Prishtina kujtohet me emocione të mëdha për lojërat që ka zhvilluar dhe sukseset që kishte shënuar në periudhën 1983-88, sa ishte në elitën e futbollit ish jugosllav.
Emra e mëdhenj të futbollit që nuk harrohen dhe ende kujtohen me krenari, si kapiteni, i ndjeri Fadil Vokrri, pastaj Kujtim Shala dhe Zoran Batroviqi e shumë emra tjerë.
Në foto që u postua nga gazetari sportiv, Arbër Avdyli, shkruhet: “Treshja e ëndrrave”.