Keisuke Honda transferohet në Australi

Futboll

Keisuke Honda transferohet në Australi

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 14:19
Keisuke Honda

Futbollisti japonez ka ndërruar përsëri skuadër.

Keisuke Honda bëhet me ekip të ri.

Pas një viti në Meksikë ku luajti te Pachuca, ish-futbollisti i Milanit u transferua zyrtarisht në Australi ku do të luajë për ekipin e Melbourne Victory.

Në këtë ekip ka luajtur deri sezonin e shkuar Besart Berisha. Japonezi, i cili nënshkroi për një sezon me skuadrën Melbourne, deklaroi se është shumë i lumtur për kalimin në një skuadër me shumë tituj dhe se do të japë maksimumin që ekipi të arrijë objektivat.

“Më pëlqeu projekti i klubit dhe pranova të vija këtu”, ka thënë Honda.

“Së bashku me ekipin duam të fitojmë trofe dhe unë do të jap gjithçka nga vetja për të arritur objektivin”, ka theksuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat