Chelsea bën gati ofertën për Ramsey

Futboll

Chelsea bën gati ofertën për Ramsey

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 12:11
Aaron Ramsey

Klubi londinez kërkon të përforcohet në ditët e fundit të afatit kalimtar në Premier Ligë.

Pas humbjes nga Manchester City në Superkupën e Anglisë, te Chelsea mendojnë të bëjnë edhe ndonjë përforcim.

Maurizio Sarri do të donte në ekipin e tij Aaron Ramsey-n dhe drejtuesit janë gati t’ia plotësojnë këtë dëshirë.

Gjithsesi, janë disa pengesa rrugës me Liverpoolin që është gjithashtu i interesuar për lojtarin, por dhe koha e shkurtër në dispozicion. Mungojnë pak ditë për t’u mbyllur afati kalimtar. Chelsea mund të përfitojë nga kontrata që i skadon uellsianit në vitin 2019 e që nuk ka asnjë mundësi të rinovohet.

Ndërkohë, tek Arsenali nuk duan ta humbasin si lojtar të lirë, por kërkojnë të përfitojnë nga interesimi i disa klubeve për të nisur një ankand të vogël.

Mediat angleze raportojnë se “Topçinjtë” kërkojnë 35 milionë funte, një çmim që Chelsea nuk e ka problem.

“Blutë”, gjithashtu duhet ta bindin Ramsey-n të pranojë të transferohet në Stamford Bridge, ani pse trajneri Unai Emery kërkon ta mbajë me çdo kusht në skuadër.

Mbetet të shihet nëse në ditët në vijim Ramsey do të largohet apo jo nga Arsenali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat