Granit Xhaka kapiten i Arsenalit?

Futboll

Granit Xhaka kapiten i Arsenalit?

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 10:35
Granit Xhaka

Tifozët e Arsenalit po i kërkojnë publikisht trajnerit Unai Emery që ta gradojë Granit Xhakën në kapiten.

Veprimi që bëri pas golit të shënuar të Reiss Nelsonit në miqësoren e së shtunës në Stokholm kundër Lazios (2:0), ka bërë që Xhaka të fitojë simpatinë e tifozëve të Arsenalit.

Xhaka pasi e uroi për golin e shënuar, i vuri në pah Nelsonit, 18-vjeçar, gabimin që bëri. Dhe në fakti i bëri dy. Xhaka i tregoi të riut se duhej të ishte më i pozicionuar në një rast para shënimit të golit dhe se pas shënimit të golit, çdoherë duhet të falënderojë dhe të festojë me tifozët, teksa bëri me gisht drejt tribunës ku ishin të vendosur.

Kjo pjekuri e treguar nga Xhaka ishte e mjaftueshme që tifozët të dilnin me komente, duke kërkuar nga trajneri Emery që ta bëjë kapiten të ekipit londinez.

“Xhaka është një lider i lindur. E meriton ta bartë shiritin e kapitenit sepse vetëm atij i ra në mend që ta këshilloj të riun Nelson. Neve na duhet një lider dhe Xhaka është i lindur për ta ushtruar këtë rol”, komentoi një tifoz i Arsenalit, njofton ‘Dailystar’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat