Arrihet marrëveshja, skuadra angleze ia merr nga “duart” Man Unitedit mbrojtësin Mina

Futboll

Arrihet marrëveshja, skuadra angleze ia merr nga “duart” Man Unitedit mbrojtësin Mina

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 23:19
Yerry Mina

Manchester United ka dështuar për të transferuar mbrojtësin Yerry Mina.

Mbrojtësi kolumbian i Barcelonës, karrierën do ta vazhdojë në Premierligë, por jo te skuadra e Manchester United.

Është Everton që ka arritur marrëveshje për transferim e Minas në ‘Goodison Park’ për 32 milionë euro.

Lajmi është bërë i ditur nga media spanjolle ‘Sport’.

23 vjeçari ka realizuar vetëm tri paraqitje për Barcelonën që nga transferimi në janar të këtij viti nga Palmeiras.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat