Manchester United dhe Chelsea projektojnë shkëmbimin e bujshëm…

Futboll

Manchester United dhe Chelsea projektojnë shkëmbimin e bujshëm…

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 21:38
Manchester United dhe Chelsea

Manchester United po konsideron një ofertë të ditëve të fundit për “yllin” e Chelsea Willian, me Anthony Martial që ka mundësi të lëvizë në aksion e kundërt.

Të dy lojtarët janë në kërkim të motivacioneve të reja, sidomos Martial që ka pasur përplasje të vazhdueshme karakteri me Jose Mourinho dhe duket se njëri prej tyre është i tepërt në “Old Trafford”.

Chelsea e vlerëson Willian 80 milionë euro, të njëjtin çmim që Manchester United i ka vënë Martial. “The Mirror” shkruan se shkëmbimi do të ishte marrëveshja ideale për të dy ekipet.

Chelsea refuzoi tre oferta të Barcelona për Willian, më e larta ishte 65 milionë euro, por braziliani nuk e ka mohuar faktin se do t’i pëlqente ta vazhdonte karrierën diku gjetkë.

Nga ana tjetër, orët e Martial te United janë të numëruara pasi francezi u largua nga turneu miqësore i “djajve” në SHBA dhe qëndroi për një javë në Francë ku bashkëshortja e tij solli në jetë fëmijën e dytë. Mourinho tha: “Duhet të ishte këtu me ne, por nuk është!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat