Martinez: Icardi po më ndihmon shumë

Futboll

Martinez: Icardi po më ndihmon shumë

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 21:30
Lautaro Martinez

Sulmuesi i ri i Interit, Lautaro Martinez, ka folur fjalë të mëdha për kapitenin Mauro Icardit.

20-vjeçari shënoi golin e vetëm në fitoren ndaj Lyonit në miqësoren në kuadër të turneut International Champions Cup.

“Goli ishte shumë i mirë, por jam i lumtur që luajtëm mirë ndaj një kundërshtari të vështirë”.

“Ata kanë bërë shumë ndërhyrje të palejuara. Por, duhet të mësohem, vi nga një ligë fizike se ajo e Argjentinës”.

“Mauro Icardi po më ndihmon shumë si në fushë, ashtu dhe jashtë saj. Mauro është një bashkëlojtar i mirë dhe po më ndihmon të arrij objektivat”, ka thënë Martinez.

Argjentinasi u ble këtë verë nga Interi për 22.7 milionë euro nga Racing Club.

Martinez pritet të luajë nga fillimi në skuadrën e Luciano Spallettit në sezonin e ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat