Kështu përgjigjet Courtois kur pyetet për të ardhmen

Futboll

Kështu përgjigjet Courtois kur pyetet për të ardhmen

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 20:01
Thibaut Courtois

Portieri i Chelsea, Thibaut Courtois, ka refuzuar të konfirmojë nëse do të mbetet pjesë e skuadrës nga ‘Stamford Bridge’ edhe për sezonin tjetër.

Portieri belg ende nuk e ka sqaruar të ardhmen, me Real Madridin që po kërkon shërbimet e tij.

Në një prononcim për mediet belge, Courtois ka pasur përgjigje të kufizuar rreth së ardhmes së tij.

“Nuk kam asnjë koment, është një çështje e ndjeshme”, ka deklaruar Courotis.

“Unë nuk mund të them shumë tani për këtë gjë. E rëndësishme është të jam gati dhe në dispozicion për sezonin e ri”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat