Kasami fenomenal, me dy gola dërrmon Xamax-in

Futboll

Kasami fenomenal, me dy gola dërrmon Xamax-in

Nga: Kemajl Goca Më: 5 gusht 2018 Në ora: 18:02
Kasami fenomenal, me dy gola dërrmon Xamax-in

Sulmuesi shqiptar, Pajtim Kasami, ka qenë në formë të lartë, duke shënuar dy gola fenomenale për Sionin. FC Sioni ngadhënjeu me rezultat 3:0 ndaj Xamax-it, në ndeshjen e javës së tretë të Kampionatit të Zvicrës. Kasami të dy golat i shënoi nga distanca. Në minutën e 37-të, Kasami nga rreth 15 metra shënoi gol të bukur në këndin e djathtë të portierit Walthert.

Nuk vonoi më shumë se tre minuta (40’), Kasami sërish në skenë dhe nga rreth 17 metra, me një goditje përtokë e fërfëlloi topin në këndin e majtë dhe 2:0. Në minutën e dytë të pjesës së dytë përkatësisht 47-të, Grgiç vulosi fitoren, 3:0. Kasami u paraqit titullar dhe ishte më i miri në fushë. Te Xamax-i, Arbenit Xhemaili u paraqit standard, ndërsa Samir Ramizi dhe Kemajl Ademi luajtën nga minuta e 46-të, por assesi që ta evitojnë humbjen e thellë të skuadrës së tyre.

Ramizi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 59-të. Sioni është në vend të dytë me 6 pikë, ka dy më shumë se Xamax në pozitën e 6-të. Hekuran Kryeziu, Toni Domgjoni, Mirlind Kryeziu dhe Benjamin Kololli patën një ditë të keqe me Zurich-un, të cilët në Bernë pësuan humbje me rezultat 4:0 nga kampioni në fuqi, Young Boys. Kololli luajti deri në minutën e 76-të, i cili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 34-të, sikurse edhe Domgjoni në atë të 63-tën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat