Hyka gol me shqiponjë në Amerikë

Futboll

Hyka gol me shqiponjë në Amerikë

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 17:11
Hyka gol me shqiponjë në Amerikë

Futbollisti Jahmir Hyka rigjen golin në Major League Soccer (në Amerikë). Hyka luajti një rol shumë të rëndësishëm për fitoren 1:3 të San Joses në fushën e Dallasit. Në sekondat e para të pjesës së dytë kur rezultati ishte 1:1, Hyka kontrolloi (47’) në mënyrë perfekte një top të marrë nga Godoy dhe me një goditje të shpejtë dhe të zgjuar nga brenda zonës mposhti portierin kundërshtar, duke kaluar në epërsi skuadrën kaliforniane dhe duke gjetur golin e dytë sezonal. Hyka festoi me simbolin e shqiponjës duke i dhënë një sinjal trajnerit të kombëtares Panucci është gati dhe shumë në formë për dy sfidat e radhës të kuqezinjve. Hyka luajti plot 63 minuta e me sukses të madh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat