Demhasaj shënon nga 18 metra në Zvicër

Futboll

Demhasaj shënon nga 18 metra në Zvicër

Nga: Kemajl Goca Më: 5 gusht 2018 Në ora: 16:20
Sulmuesi nga Kosova shënon nga 18 metra në Zvicër

Fitore e madhe e Luzernit me rezultat 4:2 kundër Luganos, në ndeshjen e javës së tretë të elitës së futbollit zviceran. Sulmuesi nga Kosova, Shkëlqim Demhasaj, ka qenë ndër më të mirët dhe ka realizuar gol të bukur nga rreth 18 metra. Ai me gjuajtje të fortë e fërfëlloi topin në këndin e djathtë të portës së Luganos, duke barazuar rezultat 1:1 në minutën e 22-të.  Për Luzernin shënuan: Demhasaj (22’), Schurpf (45’-nga penalltia e 58’), Eleke (75’) dhe për Luganon: Yao (6’) e Vecsei (64’). Duhet theksuar se në golin e dytë të Luganos asistoi Eris Abedini. Lugano e humbën edhe një penallti në pjesën e parë përkatësisht në minutën e 40-të, kur Carlinhos u tregua i pasaktë.  Idriz Voca dhe Shkëlqim Demhasaj luajtën standardë, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 64-të. Demhasaj shënoi golin e parë për edicionin e ri dhe paralajmëron edhe gola tjerë. Abedini luajti 66 minuta për Luganon dhe bëri paraqitje të mirë. Luzerni shënoi fitoren e parë, kurse për Luganon është humbja e dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat