Një gol dhe një asistim i Ajetit për fitoren e Baselit

Futboll

Një gol dhe një asistim i Ajetit për fitoren e Baselit

Nga: Kemajl Goca Më: 5 gusht 2018 Në ora: 15:58

Shënuesi më i mirë për edicionin e kaluar në Zvicër, Albian Ajeti, shënoi dhe asistoi për fitoren e parë të Baselit në kampionatin e ri. Futbollisti nga Kosova ndihmoi Baselin për të shënuar fitore me rezultat bindës 4:2 kundër Grasshoppers-it. Në stadium ishin 25.313 shikues dhe panë lojë të bukur e 6 gola.

Në minutën e 6-të, Ajeti për mrekulli asistoi kur Zuffi shënoi për 1:0. Në minutën e 40-të, Frei shtoi epërsinë në 2:0. Goli i parë i Ajetit në edicionin e ri, i cili shënoi nga afërsia në minutën e 64-të pas asistimit të Widmer. Në minutën e 68-të Van Wolfswinkel thelloi epërsinë në 4:0. Grasshoppers-i zgjohet nga gjumi por shumë vonë, duke shënuar dy herë përmes  Bahoui (72’) e Gjuriçin (87’).

Ajeti luajti titullar deri në minutën e 85-të, kurse për Grasshoppers-in u paraqitën shqiptarët Nedim Bajrami standard dhe Shani Tarashaj nga minuta e 70-ta. Duhet theksuar se nga minuta e 61-të Baseli ishte me një lojtar me pak kur Cumart u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë dhe Grasshoppers dy herë dështoi nga penalltia: Sigurjonsson (83’) e Gjuriçin (90+2’). Baseli pas një humbje e një barazimi shijoi fitoren e parë, kurse Grasshoppers pësoi humbjen e tretë rresht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat