Mina edhe më pranë transferimit tek United

Futboll

Mina edhe më pranë transferimit tek United

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 13:48
Mina

Mbrojtësi kolumbian mund të jetë përforcimi i radhës për Jose Mourinhon.

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho kërkon me ngulm përforcime për sezonin e ardhshëm.

Objektivi kryesor i portugezit është pikërisht Yerry Mina, kartoni i të cilit zotërohet nga Barcelona. Sipas mediave spanjolle, klubi anglez dhe kolumbiani kanë arritur akordin paraprak, por mbetet për t’u bindur katalanasit.

Nëse palët arrijnë marrëveshjen, 23-vjeçari do të firmosë për pesë vjet me “Djajtë e Kuq” ku do të përfitojë 8.5 milionë euro në sezon.

Gjithsesi katalanasit presin që Manchester United të rrisë ofertën prej 39 milionë eurosh, pasi nuk pranojnë ta lënë të lirë lojtarin për më pak se 45 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat