Eto’o ndëpret kontratën me Konyasporin

Futboll

Eto’o ndëpret kontratën me Konyasporin

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 12:41
Samuel Eto’o

Sulmuesi kamerunas është larguar nga skuadra e Super Ligës së Turqisë.

Samuel Eto’o nuk është më pjesë e Konyasporit, pasi të dyja palët kanë rënë dakord për prishjen e kontratës.

Ish-futbollisti i Barcelonës dhe Interit, ishte transferuar te Konyaspori në muajin janar të këtij viti nga Antalyaspor dhe në 14 ndeshje ka realizuar gjashtë gola me këtë skuadër.

“Me marrëveshje të dy anshme kemi vendosur të ndërprejmë bashkëpunimin me Samuel Eto’o”, thuhet në komunikatën zyrtare të klubit.

“E falënderojmë Eto’o-në për kontributin që ka dhënë për skuadrën tonë dhe i urojmë të gjitha të mirat në jetë dhe karrierë”.

Ende nuk dihet nëse Eto’o do të vazhdojë të qëndrojë në Turqi apo do të provojë veten në një kampionat tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat