Krasniqi: Të tregohemi si grup i mirë

Futboll

Krasniqi: Të tregohemi si grup i mirë

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 12:30
Kosova

Në kuadër të përgatitjeve për eliminatorët e  Kampionatit Evropian që mbahen në tetor, sot Kombëtarja e Kosovës U-19 udhëtoi për në Maribor të Sllovenisë. Atje, kombëtarja e jonë do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër kombëtares së kësaj grupmoshe të Emirateve të Bashkuara Arabe. Këto ndeshje janë paraparë të zhvillohen në Maribor, me datat 6 dhe 8 gusht. Ndërkaq, para nisjes përzgjedhësi i kombëtares z. Ramiz Krasniqi u shpreh: "Për këto dy ndeshje kemi ftuar një grup të futbollistëve të mirë si rezultat i disa grumbullimeve të mëhershme dhe kësisoj, do të na shërbejnë që të shohim cilësitë tona individuale dhe grupore për ndeshjet eliminatore të Evropianit. Do të kemi mundësi të sprovojmë futbollistë më shumë në këto miqësore dhe do të përpiqemi të japim më të mirën të mundshme si dhe futbollistë do ta kenë rastin të tregojnë dhe dëshmojnë cilësitë e tyre. Me rëndësi është se ne të tregohemi si grup i mirë dhe unë besojë shumë në këtë grup”.  Kombëtarja ka udhëtuar me autobus drejt Sllovenisë dhe me siguri sot do të arrijë në Maribor dhe do të ketë seancën e parë strërvitore.

Ekspedita e Kombëtares U-19

Ilaz Mjaku, anëtar i KE

Luan Vokshi, anëtar i KE

Rinor Havolli, menaxher

Shtabi teknik

Ramiz Krasniqi, përzgjedhës

Nazmi Rama, trajner

Xhelaledin Karabegu, trajner i portierëve

Ekipi mjekësor

Milazim Gjocaj

Isuf Maraj, fizioterapeut

Taulant Ahmeti, menaxher i pajisjeve

Futbollistët

Flamur Gashi

Laurit Behluli

Art Maloku

Bernard Kastrati

Leonit Vitija

Albin Kapra

Ilir Krasniqi

Muhamet Hyseni

Endrit Demolli,

Enbia Shehu,

Albin Krasniqi

Alban Shabani

Albion Pllana

Maxi Rugova

Gentrit Limani

Altrim Pajaziti

Loti Celina

Kreshnik Krasniqi

Enis Kavkazi

Leutrim Reka

Alban Kadrija

Gentrit Gashi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat