Kosova si shtet e jep një pasqyrë të zhvillimit dhe përmirësimit të infrastrukturës sportive

Futboll

Kosova si shtet e jep një pasqyrë të zhvillimit dhe përmirësimit të infrastrukturës sportive

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 12:28
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, në shoqëri të zv.sekretarit Arianit Ahmeti, ka vizituar stadiumin “Fadil Vokrri”

Presidenti i FFK-së,  Agim Ademi, në shoqëri të zv.sekretarit Arianit Ahmeti, ka vizituar stadiumin “Fadil Vokrri”, ku janë në përfundim e sipër punimet e rinovimit të këtij objekti. Të pranishëm ishin edhe sekretari i ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Veton Firzi, drejtori i departamentit të sportit, Ibër Alaj, punëkryerësi si dhe menaxhmenti i stadiumit.
“Sonte vizitova stadiumin ‘Fadil Vokrri’ dhe pashë që është bërë një punë madhështore, ku ky objekt sportiv ka marrë një pamje të mrekullueshme. Pas licencimit nga inspektorët e UEFA-s, ky stadium do të jetë gati për ndeshjet e ekipeve tona kombëtare dhe për ndeshjet kampionale. Me rinovimin e këtij stadiumi Kosova si shtet e jep një pasqyrë të zhvillimit dhe përmirësimit të infrastrukturës sportive, derisa kombëtarja jonë do ta ketë përkrahjen e fuqishme të tifozëve në ndeshjet e Ligës së Kombeve, të cilat të gjithë po i presim me padurim”, ka theksuar presidenti i FFK-së, Agim Ademi, gjatë vizitës në stadium.

Tutje presidenti i FFK-së ka falënderuar të gjithë të përfshirët në realizimin e këtij projekti tejet të rëndësishëm për futbollin e Kosovës.
“Edhe një herë shfrytëzoj rastin t’i përgëzoj dhe t’i falënderoj në emrin tim dhe të KE të FFK-së, të gjithë ekipin që ka qenë në vazhdimësi që nga dita e parë e deri tash në përfundim për punën dhe përkushtimin e treguar”, ka thënë tutje presidenti Ademi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat