Iniesta i dëmtuar? Asnjë problem, luan sozia…

Futboll

Iniesta i dëmtuar? Asnjë problem, luan sozia…

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 07:34
Andres Iniesta

Andres Iniesta është transferuar me kosto zero te klubi japonez i Viseel Kobe. Tani, ai është dëmtuar dhe klubi, siç ka bërë të ditur “sportbible”, e ka zëvendësuar me një… sozi.

Në ndeshjen e parë të spanjollit në Japoni, skuadra e tij është mundur 3-0. “Nuk më pëlqen të humbas, ka qenë një ndeshje fizike”, kanë qenë fjalët e “Don Andres” pas takimit.

Aq fizike ka qenë ajo sfidë, sa ish-ylli i Barcelona-s është dëmtuar. Por klubi nuk mund të bëjë pa Andres dhe e ka zëvendësuar me një… sozi. Nuk është një shaka.

Vissel Kobe ka punësuar një djalosh që i ngjan Iniesta-s për të marrë vendin e tij. Ngjashmëria nuk është aq e madhe, por arsyeja për një vendim të tillë ka lidhje me aspektin ekonomik.

Në ndeshjen e debutimit në “Ajinomoto Stadium” është mbushur plot, gjë që nuk ndodhte prej tre vitesh. Për këtë arsye ishte e nevojshme t’i jepej publikut atë që kërkonte. Sozia në fushë dhe stadiumi i mbushur plot.

Ndërkohë, ish-kampioni i botës po punon për të rikuperuar formën. Vissel Kobe është në vendin e pestë në renditje, 15 pikë larg vendit të parë, por shpreson të ngrejë një trofe në fund të sezonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat