Liverpool, një pesëshe për Napolin

Futboll

Liverpool, një pesëshe për Napolin

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 21:31
Foto nga ndeshja

Liverpool është treguar një skuadër shumë e fortë për Napolin, të cilën e mundi me rezultat 5-0 në Aviva Stadium të Irlandës

Një pesëshe për skuadrën e Carlo Ancelottit.

Ky është rezultati që arritën sot skuadra italiane, derisa Liverpool e ka dominuar këtë skuadër si me lojë ashtu edhe me rezultat që nga minuta e parë e takimit.

...dhe kështu ishte.

Nuk kaloi minuta e tretë dhe Liverpool e gjen vetën në epërsi, ku shënon James Milner pas asistimit të Sadio Mane.

Pa përfunduar 10 minuta Liverpool shënon edhe njëherë, prapë ishte një mesfushorë, Georgio Ëijnaldum që shënoi për rezultat 2-0.

Pjesa e parë përfundoj me këtë rezultat, kurse në pjesën e dytë pritj që Napoli të kthehet, por kështu nuk menduan The Reds.

Serinë e golave në pjesën e dytë e nisi Mohamed Salah në minutën e 58’të. Në minutën e 73’të shënoi Danielle Sturridge kurse në minutën e 77 Alberto Moreno.

Vlen të theksojmë se Shaqiri u paraqit në këtë ndeshje që nga minuta e 46’të ku e zëvendësoi Roberto Firminon.

Kosovari pati një paraqitje të mirë në këtë ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat