Lopetegui humb durimin me Florentino Perez, kërkon përforcime të denja për Real

Futboll

Lopetegui humb durimin me Florentino Perez, kërkon përforcime të denja për Real

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 14:29
Julen Lopetegui

Trajneri Julen Lopetegui shprehet se Real Madrid është ende i pakompletuar dhe se përforcimet e premtuara pas largimit të Cristiano Ronaldo nuk kanë mbërritur ende. Edhe pse skuadra “merenguez” nënshkroi me talentin e ri brazilian Vinicius Junior, për trajnerin spanjoll ai është ende i ri për të marrë përsipër fatet e skuadrës kampione të Europës. Ndaj Lopetegui kërkon me ngulm nga presidenti Florentino Perez përforcimet e duhura, lajm që konfirmohet nga e përditshmja spanjolle “Don Balon”.

“Është e nevojshme të merren masa dhe të mos i lihet asgjë rastësisë, ndaj Real ka nevojë për përforcimet e duhura”, tha Lopetegui, që nuk i beson 100% të riut brazilian, që mund të zhytet shpejt në krizë, pasi pritshmëria karshi tij është e madhe. “Vinicius ka një të ardhme të ndritur përpara, por duhet të jemi të sigurt se do të jetë në të njëjtin ritëm përgjatë gjithë sezonit. Ndaj duhet të garantojmë mbulimin me lojtarë në çdo moment”, thas Lopetegui, që kërkon edhe një sulmues tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat