Teuta nënshkruan me ish mbrojtësin e Skënderbeut dhe Kombëtares

Futboll

Teuta nënshkruan me ish mbrojtësin e Skënderbeut dhe Kombëtares

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 12:39
Tefik Osmani

Ish futbollisti i Skënderbeut, Tefik Osmani, mes shumë ofertave dhe mundësive, ka gjetur më në fund skuadrën ku do të vijojë karrierën për sezonin 2018-2019.

Pasi vendosi të largohet nga korçarët, qendërmbrojtësi do t’i bashkohet Teutës së Blendi Shkëmbit, për të ndihmuar ish kapitenin e tij, në aventurën e parë si trajner në Superiore.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja e klubit durrsak në Facebook, ndërsa në orët në vijim pritet të zbulohen edhe detaje të tjera rreth marrëveshjes.

Tefik Osmani, tashmë 33-vjeçar, rikthehet për herë të tretë te Teuta, pasi ka qenë pjesë e durrsakëve në sezonin 2011-2012 dhe në atë 2013-2014.

Ai pritet të jetë një vlerë e shtuar për Shkëmbin, pasi përveç mbrojtjes, që e ka rolin e tij natyral, u përshtat mjaft mirë edhe si shkatërrues te Skënderbeu, në sezonin që sapo lamë pas.

Osmani ka luajtur për shumë skuadra të Superiores, si Partizani, Tirana, etj, ndërsa numëron edhe 12 paraqitje me Kombëtaren Shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat