Tare: Nuk ka të pashitshëm, Milinkovic-Savic ikën vetëm me një kusht

Futboll

Tare: Nuk ka të pashitshëm, Milinkovic-Savic ikën vetëm me një kusht

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 12:25
Igli Tare

Drejtori sportiv i Lazio, Igli Tare, ka bërë me dije se merkato e skuadrës ka qenë e mirë, por ajo mund të dhurojë surpriza deri në momentin e fundit. Surpriza që kanë të bëjë me largimin e ndonjë lojtari dhe natyrisht që më i kërkuari nga mjaft skuadra “big” në Europë është Milinkovic-Savic.

“Nuk e përjashtojmë mundësinë që ai mund të ikë, pasi ka shumë admirues, por ofertat nuk kanë qenë të përshtatshme për nivelin e tij. Për momentin skuadra që kemi në dispozicion është e kompletuar, por deri në fund gjithçka mund të ndodhë”, tha Tare.

Duke folur pikërisht për talentin, Tare shton: “Nëse do të ketë një ofertë që do të kënaqë si skuadrën ashtu dhe lojtarin, atëherë Sergej mund të largohet. Për momentin ai është lojtar i Lazio dhe ne jemi të kënaqur që e kemi në ekip. Mjaft ekipe kanë kërkuar informacion, na kanë takuar por nuk kanë bërë oferta reale, ndaj dhe Milinkovic-Savic do të qëndrojë dhe ai është i kënaqur me ne”, tha Tare.

Ai u shpreh se objektivi i Lazio do të jetë një vend mes ekipeve më të mira të Serisë A. “Të gjitha skuadrat janë përforcuar në merkaton e verës, Juve, Napoli, Roma, Milan e Inter, por edhe ne jemi përshtatur si duhet dhe besojmë në një sezon të mirë”, tha Tare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat