Ferizaj me trajner të ri në Ohër!

Futboll

Ferizaj me trajner të ri në Ohër!

Nga: K. G. Më: 3 gusht 2018 Në ora: 16:17
Ferizaj me trajner të ri në Ohër!

Synimi i skuadrës së Ferizajt është që të përgatiten në çdo pikëpamje për edicionin e ri në elitën e futbollit. Në klubin ferizajas është një frymë optimizmi sidomos pas ardhjes së ish futbollistit të mirënjohur Afrim Tovërlani, i cili është trajner i ri. “Sot skuadra është nisur drejtë qytetit të Ohrit në përgatitje para sezonit të ri, aty pritët të qëndrojnë 10 ditë ku do të ketë edhe disa ndeshje kontrolluese. 
Skuadra jonë po përgatitet maksimalisht për Superligë. Organizim mjaftë i mirë nga klubi dhe puna e madhe që po bëhet nga shtabi teknik dhe futbollistët, do të jemi një skuadër mjaftë stabile në Superligë.
Pas Ohrit klubi do të kthehet në Kosovë për fazën e fundit përgatitore para fillimit të sezonit të ri”, bëhet e ditur nga Klubi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat